Të hënën trupi i pajetë i Enver Bajraktarit, u gjet i groposur në një arë pranë fshatit Baicë të Lipjanit.
Trupi i viktimës u gjet i groposur disa metra nën sipërfaqe dhe i mbuluar me disa dërrasa.
Lidhur me rastin, katër persona janë intervistuar, ka konfirmuar Policia në raportin 24 orësh.
“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët”, thuhet në raport.
Sipas dëshmive të familjarëve, Enver Bajraktari nuk kishte pasur asnjë konflikt të mëparshëm, as mosmarrëveshje me persona të tjerë.









