Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbërmjen e sotme në Vaun e Dejës, ku mbeti i vrarë Frrok Lleshaj 65-vjeç, ish efektiv i Policisë së Shtetit.
Mësohet se Lleshaj, 20 vitesh më parë ka vrare me arme zjarri kusheririn e tij Dode Lleshaj dhe për këtë rast ka vuajtur dënimin me 18 vite burg, pasi ishte dënuar me 25 vite.
Sipas informacioneve 65 vjecari kishte dy vite qe kishte liruar nga burgu dhe dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me gjakmarrjen.
Edhe grupi hetimor mësohet se gjakmarrjen ka si pistë kryesore dhe po punon për zbardhjen dhe gjetjen e autorit.










