“Jam arrestuar 8 herë – më kanë marrë në pyetje shefat e UDB-së”, Rrëfimi i rrallë i Luljeta Pulës

Veprimtarja Luljeta Pula në një rrëfim të rrallë deklaroi se ka qenë tetë herë e arrestuar dhe ndaj saj sugjerohej “ që të heq dorë nga punë ‘kundër shtetit jugosllav’, siç thonin ata”, u shpreh ajo.

Ajo tha se është marrë shumë herë në pyetje derisa ndaj saj “vazhdonin me kërcënime të sofistikuara dhe kryefjala ishin fëmijet e mi”, pohoi Pula.

“Unë jam arrestuar tetë herë dhe ndoshta 30 herë kam qenë e ftuar në biseda informative. Sulme fizike nuk ka pas, por kërcënime e shantazhe nga më të ndryshmet”, tha Pula.

“Kërcënimet e shantazhet kanë pasur të bëjnë me fëmijët e mi, më kanë marrë në pyetje shefat më të rëndësishëm të UDB-së jugosllave. Së pari më merrnin në pyetje vartësit e tyre, të cilët kishin një sjellje brutale me kërcënime e shantazhe”, shtoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit