Një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur këtë të diel, më 4 gusht, në zonën Dafnes të Heraklionit, Greqi.
Ai ishte raportuar i zhdukur në orët e para të mëngjesit, ndërsa disa orë më vonë u zbulua pa shenja jete në një rezervuar ujërash të zeza.
Sipas mediave greke, trupi i pajetë u nxor nga ekipet e shpëtimit pas një operacioni të pompimit të ujit, që nisi mbi dyshimet se ai mund të kishte rënë në rezervuar.
Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa pritet raporti i autopsisë për të sqaruar shkaqet e vdekjes. Hetimet paraprake janë ende në zhvillim.








