“Le të mos përdorim retorikë bërthamore”. Kjo është përgjigja e Kremlinit ndaj Donald Trump, ndërsa thekson se nuk dëshiron të fillojë një debat me presidentin amerikan për çështjen e nëndetëseve bërthamore.
Siç raporton Reuters, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, minimizoi rëndësinë e deklaratave të Donald Trump, duke argumentuar se ishte e qartë se nëndetëset amerikane ishin tashmë në rrugë e sipër.
Në të njëjtën kohë, Peskov theksoi se vizita e të dërguarit special të SHBA-së në Rusi, Steve Ëitkoff, është “e rëndësishme, thelbësore dhe e dobishme”, ndërsa la të hapur mundësinë që zyrtari amerikan të takohet me Presidentin Vladimir Putin.
Donald Trump njoftoi se Ëitkoff do të udhëtojë për në Moskë të mërkurën ose të enjten, në “sfondin” e ultimatumit të ri ndaj Vladimir Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ultimatumi skadon pas 10 ditësh.
Të premten, Donald Trump njoftoi se kishte urdhëruar dy nëndetëse bërthamore amerikane të pozicionoheshin pranë Rusisë, në rast se “deklaratat budallaqe dhe nxitëse” të Medvedevit “nuk janë vetëm fjalë”.











