Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në brigjet e Jemenit, ku një anije që transportonte rreth 157 emigrantë, shumica prej tyre etiopianë, u fundos në Gjirin e Adenit. Autoritetet jemenase njoftuan se deri tani janë gjetur 76 viktima dhe 32 persona janë shpëtuar, ndërsa dhjetëra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Anija u mbyt në afërsi të guvernatorit Abyan në jug të Jemenit, një prej rrugëve të rrezikshme ku kalojnë emigrantët afrikanë që synojnë të arrijnë në shtetet e Gjirit. Disa prej të shpëtuarve janë transferuar në qytetin Aden.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka deklaruar se fatin e të zhdukurve ende nuk e di askush, duke theksuar rrezikun e madh që paraqet migrimi i parregullt në këtë rajon.
Pavarësisht luftës civile që ka përfshirë Jemenin që nga viti 2014, vendi mbetet një pikë kyçe kalimi për emigrantët që ikin nga konfliktet dhe varfëria, veçanërisht nga Etiopia, e cila po përballet me krizë të thellë etnike.








