spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Soda bikarboni për dhëmbët? Po, por jo çdo ditë

Soda bikarboni është një përbërës i thjeshtë, por me përdorim të gjerë në shëndet dhe higjienë. Shumë njerëz e përdorin për kujdesin oral, sidomos për pastrimin e dhëmbëve dhe lehtësimin e problemeve në gojë.

Por, ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet përdorur shpesh, sidomos nga ata me zmalt të ndjeshëm ose me plagë të hapura.

Ja si mund ta përdorni sodën në mënyrë të sigurt:

  1. Për aftet në gojë:
    Gjysmë luge çaji sodë bikarboni në gjysmë gote ujë të vakët, për shpëlarje 2-3 herë në ditë.
  2. Si shpëlarës goje natyral:
    I njëjti përzierje si më lart mund të ndihmojë në freskimin e frymëmarrjes dhe luftimin e baktereve.
  3. Për zbardhje të dhëmbëve:
    Pak sodë mbi furçë dhe pastrim 1-2 herë në javë – jo çdo ditë!

Kush nuk duhet ta përdorë shpesh sodën bikarboni:

  • Personat me zmalt të ndjeshëm
  • Ata që kanë plagë që gjakosen në gojë
  • Të prekurit nga sëmundje të mishrave të dhëmbëve

Soda nuk zëvendëson pastën e dhëmbëve dhe duhet të përdoret si shtesë në rutinën e përditshme.

Sodë bikarboni – jo vetëm për dhëmbët

Përveç gojës, përdoret edhe për:

  • Qetësimin e djegieve nga dielli
  • Lehtësimin e pickimeve të insekteve
  • Lëkurën e irrituar
  • Urthin (me shumë kujdes)

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit