Dua Lipa mbrëmë solli në Prishtinë atmosferën e festivaleve botërore me performancën e saj prej rreth dy orëve.
Teksa këndoi shumë nga hitet e saj edhe për publikun shqiptar, skishte si të mungonte edhe “Be The One”, këngë e cila u dëgjua mjaft shumë në vend.
Për këtë moment, Dua i kërkoi gjithë të pranishmëve të këndojnë bashkë, teksa ia mori telefonin dikujt nga fansat.
Duke i treguar se çfarë të këndojnë, e teksa dhe këndojnë bashkë të gjithë, këngëtarja me famë botërore e vëren që nuk e ka kapur asnjë nga këto çaste, pasi kishte harruar ta ndezte kamerën.
“Oh fu*k, i wasn’t recording”, u dëgjua teksa tha ajo, kur publiku shpërtheu në këngë.








