Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një set të ri fotografik, të publikuar në rrjetet sociale.
Luana është shfaqur me një bluzë të bardhë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra blu, ndërsa ka vënë në pah fizikun e saj perfekt dhe format e tonifikuara.
Pozat verore kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash, me fansat që e kanë komplimentuar për pamjen dhe stilin.
Vjollca vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në showbiz-in shqiptar, duke kombinuar aktivitetin e saj si moderatore, këngëtare dhe influencuese digjitale.









