Xheneta ‘thumbon’ Eglin pas performancës me flamur: Të pafytyrë me internet…

Modelja Xheneta Fetahu ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, i cili është interpretuar gjerësisht si një “thumb” drejtuar Egli Takos, pas performancës së fundit të këngëtares në Kosovë, ku ajo u shfaq me flamurin shqiptar.

Në një Instastory të drejtpërdrejtë dhe pa doreza, Xheneta ka shkruar: “Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera, s’u gjeni kërkah.”.

Xheneta ka vazhduar me një krahasim të drejtpërdrejtë me artistët ndërkombëtarë:

“Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”

Modelja duket se po kritikon ata që përdorin simbolet kombëtare vetëm për imazh dhe famë, duke sugjeruar se vlerat kombëtare nuk duhet të shërbejnë si mjet për marketing personal. Në fund, ajo ka përfunduar me një deklaratë të fortë:

“Përdorni gjithçka veç talentin edhe njerëzit, edhe kombin. Të pafytyrë me internet.”

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas disa koncerteve ku Egli Tako ka bërë bujë me flamurin shqiptar në skenat e Kosovës – një detaj që është interpretuar nga disa si një akt patriotik, ndërsa nga të tjerë si një formë e marketingut të tepruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit