Ngjarja në Pogradec, ku fillimisht u dyshuar se një grua humbni jetën nga asfiksia ka marrë tjetër dinamikë.
Ilirjan Selmani është i riu i shoqëruar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Toçe.
Autori i dyshuar i krimit mësohet se ka pasur lidhje intime me viktimën, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të djegur, në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.
Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke iu drejtuar gazetarëve: “Nuk jam vrasësi unë ore jo”.
Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën, e cila ishte përfshirë nga flakët.
Kozeta Teço u vra nga i riu dhe më pas ai i vuri flakën shtëpisë, në mënyrë që ngjarja të dukej aksidentale. Përveç shenjave të dhunës në trupin e gruas, hetuesit mësohet se analizuan kamerat e sigurisë në zonë dhe arritën të gjenin prova të tjera në koshat e mbeturinave.
Edhe dy vatrat e zjarrit në banesë ishin një provë se flakët nuk kishin qenë aksidentale.






