spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

52-vjeçarja u gjend e pajetë në banesën e djegur, flet fqinji: Jetonte vetëm, dje e vizitoi e motra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pogradec, ku një 52-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj e cila u shkrumbua nga zjarri.

Fqinji i 52-vjeçares, Kozeta Teço ka folur për mediat, ndërsa tha se viktima ishte njeri i mirë dhe se jetonte vetëm. Sakaq ai zbuloi se ditën e djeshme viktimën e kishte vizituar në banesë e motra, e cila banon në Tiranë.

“Ishte shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë”, u shpreh fqinji.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet kryesore janë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se bëhet fjalë për një rast të mundshëm vrasjeje.

Hetimet paraprake kanë nxjerrë në pah se pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti për motive pronësie.

Në vendngjarje janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të dy objekteve pranë pallatit ku ndodhej banesa e 52-vjeçares. Gjithashtu, disa persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe po merren në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit