spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Krim si skenar filmash, 52-vjeçarja vritet me thikë nga i riu dhe më pas i djeg shtëpinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pogradec, ku një 52-vjeçare dyshohet se është vrarë në apartamentin e saj, ku më pas banesës i është vënë zjarri për të fshirë gjurmët e krimit.

Policia ka shoqëruar një djalë të ri si të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares.

I riu Ilirjan Selmani është dërguar në vendngjarje për ndërtimin e skemës së krimit.

Mes tyre dyshohet se kishte një lidhje intime.

Krim si skenar filmash në Pogradec, 52-vjeçarja vritet me thikë

Ndërkohë në kazanin e plehrave është gjetur edhe arma e krimit, një thikë me të cilën dyshohet se autori i ka prerë fytin 52-vjeçares.

Fillimisht, policia njoftoi se 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Pogradec, ku brenda banesës u konstatuan zjarr dhe tym, dhe dyshohej se ajo kishte humbur jetën nga asfiksia e shkaktuar nga tymi.

Në trupin e 52-vjeçares janë konstatuar shenja dhune, një çarje në grykë dhe një plagë në krah.

Policia është rikthyer në vendin e ngjarjes dhe po punon për të mbledhur prova të tjera lidhur me dyshimet për vrasjen e 52-vjeçares, e cila jetonte e vetme në banesën e saj.

Kujtojmë se banorët e zonës, pasi vunë re flakët në apartamentin e saj, njoftuan menjëherë zjarrfikëset dhe policinë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe gjetën të pajetë 52-vjeçaren.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit