spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

“S’i nënshtrohet pushtetit të tretë”- vjen reagimi nga “kampi” i Lladrovcit pasi ky i fundit s’u nominua kandidat për Drenas

Arben Shala, nënkryetar i Komunës së Drenasit, ka reaguar pas vendimit të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që Ramiz Lladrovci të mos jetë kandidat për kryetar në këtë komunë.

Shala me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Drenasi s’i nënshtrohet “pushtetit të tretë”.

“Drenasi nuk i nënshtrohet pushtetit të tretë”, ka shkruar Shala.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të kryesisë ku është diskutuar dhe vendosur për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Në fokus të veçantë ishte komuna e Drenasit, ku me shumicë votash është refuzuar kandidatura e kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci.

Megjithatë, kjo parti e ka falënderuar Lladrovcin për punën e bërë në Drenas.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit