Ushtari i UÇK-së, Rahim Uksmajli nga Ferizaj, ishte mysafir në emisionin “Kojshia Show”, ku ndau një nga rrëfimet më të dhimbshme të jetës së tij gjatë luftës në Kosovë.
Ai tregoi se motra e tij, Havë Uksmajli, e cila ishte shtatzënë dhe përgatiste bukë për ushtarët e UÇK-së, u vra nga forcat serbe.
“Ma vranë në sofër motrën Havë. Mu duk sikur më ra e gjithë bota mbi supe kur u dhashë lajmin fëmijëve të saj të vegjël”, rrëfen Rahim Uksmajli.
Rrëfimin e plotë dhe emocionues të ish-ushtarit të UÇK-së mund ta ndiqni në emisionin “Kojshia Show” në videon më poshtë.








