Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur një mënyrë plot stil dhe kujdes për t’i bërë ballë temperaturave të larta që kanë përfshirë Europën këtë verë.
E veshur me bikini dhe në formë të shkëlqyer fizike, Vera Ora ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një video të shkurtër, ku përveç se shfaq elegancë dhe vetëbesim, ofron edhe disa këshilla të vlefshme për ushqimin gjatë ditëve të nxehta.
Ajo thekson rëndësinë e hidratimit dhe sugjeron një dietë të pasur me fruta dhe perime të freskëta, duke shmangur ushqimet e rënda dhe yndyrore që e lodhin organizmin në vapë.
Postimi i saj është pritur me shumë pëlqime dhe komente pozitive, ku ndjekësit e kanë komplimentuar për stilin, por edhe për mesazhin që përcjell.






