- Shkruan Spartak Ngjela
Pse janë të ngarkuar me një energji negative kundër shqiptarëve edhe Beogradi, edhe Athina por edhe larot që këta kanë këtu në Shqipëri e sidomos në Tiranë?
Se dihet që i paguajnë për të krijuar idenë se Shqipëria është një vend i nëmur.
Por i marrin të keqen Shqipërisë dhe Kosovës keta vjetërsira historike të cilët nuk i pranon sot fare koha moderne.
Beogradit nuk i del dot mllefi i sëmurë për pavarësinë e Kosovës edhe pse e dinë që aty jetojnë dy milionë shqiptarë; dhe për pavarësinë e Kosovës aviacioni amerikan ka bombarduar Beogradin.
Po këta korofillakët e Athinës çfarë kanë?
Ata e kanë sëmundje të vjetër antishqiptarinë; sepse e dinë që aty në Greqi vendas janë vetëm arvanitasit; kurse këta të tjerët kanë ardhur nga Anadolli pas pavarësisë se Greqisë, në vitin 1881.
Mbreti gjerman Oto; që u caktua nga fuqitë e mëdha si mbret i Grrqisë; u habit kur pa se në vitin 1881 në Athinë kishte vetëm shqiptarë.
Ai i shkroi qendrës: “Ku ka grekë këtu! Këta janë të gjithë shqiptarë”.
Atëherë mbreti Oto, i tembur nga vitaliteti i shqiptarëve, i solli grekët e sotëm me ngjyrë nga Anadolli; por këta dallohen nga raca që nuk kanë lidhje me arvanitasit e Greqisë.
Në Greqi kjo ka qenë një histori e fshehur dhe e ndaluar; por tani po ua marrin të keqen shqiptarëve.
Në Greqi nuk janë lejuar e nuk po lejohen shkolla të gjuhës shqipe; kur atje kanë jetuar rreth katër milionë arvanitas.
Dhe a e dini pse nuk janë lejuar shkollat shqipe?
Sepse sot është e provuar nga shkenca e gjuhësisë moderne që Greqishtja e Vjetër shpjegohet verëm me fjalën e gjuhës shqipe. Dhe ky fakt shkencor ka filluar ta vendosë gjuhën shqipe si gjuhën mëmë të gjitha gjuhëve të Evropës.
Dhe sot për historinë e Shqipërisë nuk ka më problem; sepse ajo po studiohet në qendrat më prestigjioze të universiteteve në Perëndim.
S’ka problem më!
Tani gjithçka po vjen te shqiptaria. Dhe shqiptarët shumë shpejt do të bashkohen; sepse forca e dy shteteve shqiptare do të vijë të krijojë hegjemoninë e saj në Ballkan.
Dhe pikërisht tani, koha po ecën drejt këtij fenomeni historik që po e risjell me shumë forcë grupimin e shqiptarisë se re në rigrupimin e saj historik.
Dhe kjo po vjen: duan apo nuk duan pushtuesit e vjetër të trojeve arbërore.






