spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Duda Balje zbulon propozimin e Limajt: S’dua poste, as para – vetëm komunë për boshnjakët

Nesër pritet të zhvillohet seanca e 52-të e Kuvendit të Kosovës, një seancë vendimtare pasi përmbush afatin kushtetues prej 30 ditësh, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në qendër të kësaj seance është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, por situata mbetet e paqartë për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

Edhe pse kanë nisur bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe NISMA-s së Fatmir Limajt, llogaritjet aktuale tregojnë se janë siguruar vetëm 60 vota – një më pak se minimumi prej 61 votash të nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Një ndër figurat që mund të ndikojë në këtë proces është deputetja boshnjake Duda Balje, e cila ka deklaruar se nuk do të mbështesë Kurtin dhe nuk kërkon poste politike.

Balje thekson se ka pasur komunikim me Fatmir Limajn, por jo me Vetëvendosjen, dhe se vendimi i saj është i palëkundur: “Me Fatmirin kemi biseduar, por me Vetëvendosjen jo. Jam një person që nuk lëviz me vendimin. Ai e ka kuptuar arsyetimin tim.”, tha ajo.

Ajo thotë se ka marrë ofertë nga Limaj për të diskutuar mundësi, por nuk ka pranuar asgjë: “Jo kurgjo, veç ai (Fatmir Limaj v.j.) ka thënë: ‘a ka mundësi me bisedu, a don naj pozitë, a naj sen?’ – Unë s’du pozitë, s’du kurgjo, kërkesa ka qenë për boshnjakët.”.

Balje shprehet se mungesa e besimit e bën të pamundur bashkëpunimin me Kurtin: “Unë nuk mundem me bashkëpunu me Albin Kurtin sepse nuk kam besim – s’mundesh me punu me dikë që s’ki besim, edhe ai s’ka besim tek unë.”.

Deputetja shton se ndaj saj ka nisur një fushatë personale: “Ka fillu një luftë personale ndaj meje – për herë të parë në histori ka nisë një betejë personale ndaj një deputeteje.”.

Ajo ka ngritur shqetësime për një deklaratë të deputetit të LVV-së, Arbër Rexhaj, që sipas saj ka përmendur emrin e saj në kontekst të Këshillit të Sigurisë: “A e dini çka është Këshilli i Sigurisë? Qysh një deputet me pas informacion prej andej?”.

Balje thekson se kërkesa kryesore e saj është përfaqësimi i komunitetit boshnjak përmes komunës, e jo përfitimet personale: “Kërkesa ka qenë për boshnjakët.”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit