Pesë ditë hetime çojnë në arrestimin e katër personave, Prokurori i rastit flet për aksionin e sotshëm në Pejë

Një aksion i gjerë është zhvilluar sot nga Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale dhe Njësinë për Krimin e Organizuar në Prishtinë.

Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar katër persona – tre prej tyre për veprën penale “detyrim”, ndërsa një tjetër për “armëmbajtje pa leje”.

“Po, sot është zhvilluar një aksion i Prokurorisë Themelore në Pejë, bashkë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale në Pejë dhe Krimin e Organizuar në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona: tre prej tyre për veprën penale detyrim, ndërsa një për armëmbajtje. Të katërtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë ndaluar nga prokurori i shtetit,” ka konfirmuar për Sinjali zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Durim Luci dhe Krash Luci, të cilët janë të njohur për organet e drejtësisë. Gjatë datës 21 korrik 2023, Durim Luci ishte përfshirë në një përleshje të përgjakshme në qytetin e Pejës, ku dy persona u therën me thikë, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime më të lehta trupore.

Prokurori i rastit, Dorjan Juniku, ka shpjeguar për zhvillimet lidhur me aksionin, duke thënë: “Para pesë ditësh, nga Policia e Kosovës, sektori rajonal i krimeve në Pejë, kemi pranuar informacion se një qytetar nga Peja po detyrohej të jepte para kundër vullnetit të tij.”

“Para pesë ditësh, nga Policia e Kosovës, sektori rajonal i krimeve në Pejë, kemi pranuar informacion se një qytetar nga Peja, i dëmtuar, po detyrohej të jepte para kundër vullnetit të tij, personave të caktuar. Pas marrjes së këtij informacioni, kemi filluar veprime fillestare, ku së bashku me sektorin rajonal të Policisë së Kosovës në Pejë, kemi nisur hetimet për zbardhjen e kësaj çështjeje penale. Kështu, sot, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Hetimit në Pejë, Drejtoratin për Hetimin e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Njësinë e Regjimit të Shpejtë, arritëm të arrestojmë katër persona që kanë kryer veprën e detyrimit, dhe njëri prej tyre për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Në këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë do të lëshojë vendimet për ndalimin prej 48 orësh.”, tha tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit