spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Galaxy Z Fold7 me përmirësim të madh – ekrani do të jetë funksional edhe pas 500 mijë palosjesh

Samsung ka bërë një hap të rëndësishëm përpara sa i përket qëndrueshmërisë së telefonit të saj të palosshëm, Galaxy Z Fold7.

Kompania ka njoftuar se pajisja do të mbetet plotësisht funksionale edhe pas 500 mijë palosjesh – një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me modelin paraprak, Galaxy Z Fold6, i cili përballonte deri në 200 mijë palosje.

Në praktikë, kjo nënkupton përdorim për më shumë se dhjetë vjet për një përdorues mesatar që e palos pajisjen rreth 100 herë në ditë, ose mbi gjashtë vjet për ata që e përdorin më intensivisht, duke e palosur rreth 200 herë në ditë. Edhe në këtë skenar të dytë, përmirësimi është i dukshëm në krahasim me gjeneratën e kaluar.

Nga Samsung kanë bërë të ditur se ky progres është arritur falë “një strukture të re të zhvilluar që i reziston stresit, e cila është frymëzuar nga parimet e dizajnit të xhamit antiplumb”.

Qëndrueshmëria e ekranit të Galaxy Z Fold7 është verifikuar nga Bureau Veritas – një kompani globale për testime, inspektime dhe certifikime.

Këto rezultate janë premtuese dhe sugjerojnë që Fold7 qëndron mbi shumicën e rivalëve të tij në treg, ekranet e të cilëve zakonisht janë të certifikuar për 200 mijë deri në 400 mijë palosje.

Megjithatë, një pajisje vazhdon të mbetet në krye: OnePlus Open, i cili ka marrë certifikimin e TÜV Rheinland për një milion palosje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit