Deputeti i VV-së, Agim Bahitiri, ka aluduar se PDK dhe LDK do të formojnë aleancë, duke sugjeruar se po diskutojnë për ndarjen e pozicioneve të kryetarit të Kuvendit.
Reagimi erdhi nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas akuzave të Bahitirit, duke ironizuar qasjen e tij.
“Agim Bahtiri mu bë temë, është besoj jo fort e rëndësishme, prandaj qëndrimet e LDK-së i dini”, u shpreh shkurt Abdixhiku para medieve.










