7 Qershori është dita e vendimit për Kosovën

Shkruan Ismet Haziri

Është dita kur qytetarët flasin me votë për shtetin, për zhvillimin dhe për orientimin properëndimor të Kosovës. Është momenti për t’u rikthyer te vlerat që ndërtuan shtetin tonë: urtësia politike, përgjegjësia institucionale dhe partneriteti i përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot po shohim narrativa dhe sulme të ndryshme ndaj LDK-së dhe bashkimit të së djathtës, sepse rikthimi i kësaj fryme po i shqetëson rivalët politikë. Por qytetarët e Kosovës e dinë mirë se kush i vuri themelet e shtetësisë dhe kush e mbajti Kosovën të orientuar drejt Perëndimit.

Më 7 Qershor votohet për stabilitet, për ekonomi më të fortë, për arsim më cilësor, për mirëqenie, për siguri dhe për një Kosovë që ecën përpara e bashkuar.

Kosova ka nevojë për bashkëpunim e jo përçarje. Ka nevojë për njerëz që e duan shtetin dhe dinë ta qeverisin me përgjegjësi.

7 Qershori është dita kur vendos vetë qytetari. Dhe zëri i qytetarëve do ta rikthejë Kosovën te vlerat e saj shtetformuese.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit