Sot shënohen 28 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Kosovës, të shpallura nga Ibrahim Rugova më 23 dhjetor 1997 dhe të parashikuara për 22 mars 1998.
Zgjedhjet u zhvilluan në 29 njësi zgjedhore për të zgjedhur presidentin dhe 130 deputetë, ndërsa pjesëmarrja përfshiu dhjetë parti politike, tre asociacione dhe kandidatë të pavarur.
Rugova i kishte bërë thirrje qytetarëve të dilnin masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë historike dhe demokratike të procesit. Megjithatë, zgjedhjet nuk përfunduan me zgjedhjen e presidentit apo konstituimin e Kuvendit.








