25-vjeçari i plagosur në Prishtinë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK

25-vjeçari, Harbin Vitija, është plagosur mbrëmë vonë në Prishtinë.


Pas plagëve të marra, ai është dërguar për trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, më saktësisht në Klinikën Intensive.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore ka folur shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka.

“Po është kryer një intervenim kirurgjik. Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i kyçur për aparatura mjekësore dhe i varur nga aparaturat”, ka deklaruar Uka për media.

Detaje për rastin kanë dhënë mbrëmë edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, rasti është raportuar rreth orës 21:40 në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Pllana.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit