25 ditë protestë, Begaj thyen heshtjen

Presidenti, Bajram Begaj, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për protestat qytetare të cilat janë sot në ditën e 25-të.


Në fjalimin e tij në 100-vjetorin e krijimit të Prefekturës së Tiranës, kreu i shtetit tha se e drejta për të protestuar është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta dhe duhet të ushtrohet në respekt të saj dhe ligjeve të vendit.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese, së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë”, u shpreh Begaj.


Si President i Republikës ai shprehu gatishmërinë për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të interesit kombëtar.

“Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit”, u shpreh Begaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit