14-vjeçari nga Rahoveci zhduket pas videos në Snapchat me dy persona madhor – dyshohet se ndodhet në vila jashtë qytetit

Një 14-vjeçar nga Rahoveci është raportuar i zhdukur nga familja, e cila dyshon se ai ndodhet në shoqëri të dy personave madhor në vila jashtë qytetit.

Burimet bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 9 gusht 2025, rreth orës 15:00, nga babai i tij, Leonard Isma rreth 44-vjeçar, i cili ka deklaruar se djali i tij, L.I. rreth 14-vjeçar, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas ankuesit, në një video të postuar në rrjetin social Snapchat, i mituri shihet në një dhomë me dy persona madhor, që dyshohet të jenë Luan Shabani dhe Bezad Shabani. Ai ka thënë se ka kontaktuar me djalin e tij më 10 gusht rreth orës 12:30, kur i mituri i kishte thënë se do të kthehej atë ditë në shtëpi dhe se nesër do të udhëtonin në Slloveni, ku jetojnë, por kjo nuk ka ndodhur.

Në momentin e largimit nga shtëpia, 14-vjeçari kishte veshur një maicë të zezë, pantallona të shkurtra farmerka, ndërsa nuk dihet çfarë kishte veshur në këmbë. Ai ka flokë kafe, sy të kaltër, gjatësi rreth 160 cm dhe peshon rreth 65 kg.

Prokurori kujdestar është njoftuar dhe ka urdhëruar hapjen e rastit si “Person i zhdukur”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit