spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

13 vjet nga shpallja e pafajësisë së Ramush Haradinajt

13 vjet më parë, më 29 nëntor 2012, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm Ramush Haradinajn, Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn.

Vendimi i Gjykatës së Hagës liroi nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Qytetarë të shumtë ndoqën seancën drejtpërdrejt në shesh, përmes ekraneve gjigante dhe pritën me brohoritje e fishekzjarrë vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e shumëpritur të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Ben Emerson, avokat i Ramush Haradinajt në një konferencë për media pati deklaruar se ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte, duhet t’i kërkojë falje Ramush Haradinajt.

Lirimin e kishin përshëndetur edhe presidentja e atëhershme Jahjaga dhe kryeministri Thaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit