Zyrtarizohet koalicioni PDK-AKR në Mitrovicë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka konfirmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje koalicioni me Aleancën Kosova e Re (AKR).

Tahiri bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se ky bashkëpunim është i domosdoshëm për zhvillimin e qytetit.

“Kur zhvillimi i Mitrovicës është qëllim, bashkëpunimi bëhet obligim moral e politik. Sot me AKR-në e nënshkruam marrëveshjen e koalicionit politik për mandatin e ardhshëm. Ky bashkim dhe ky bashkëpunim është në shërbim të Mitrovicës dhe do të jetë në shërbim të çdo qytetari dhe çdo gjenerate”.

“Gjergjin, strukturat e AKR-së, votuesit dhe qytetarët e Mitrovicës, i falënderoj për besimin e tyre dhe i garantoj se me dashurinë e madhe që kemi për qytetin, do të përkushtohemi dhe do të punojmë për çdo qyetar, çdo lagje e fshat të komunës sonë! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, shkroi Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit