spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Zyrtarët iranianë: Bisedimet bërthamore me SHBA-në janë të pakuptimta pas sulmeve të Izraelit

Tensionet mes Republikës Islamike të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar ndjeshëm, pas një sulmi të madh ushtarak të ndërmarrë nga Izraeli, i cili sipas autoriteteve iraniane ka ndodhur me miratimin e Washingtonit. Si pasojë, Teherani ka shpallur se dialogu për programin bërthamor është bërë “i pakuptimtë”.

“Pala tjetër (SHBA-ja) është sjellur në një mënyrë që e ka bërë dialogun të pakuptimtë. Nuk mund të pretendosh se je i interesuar të negociosh dhe në të njëjtën kohë të lejosh regjimin zionist (Izraelin) të shënjestrojë territorin iranian”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei.

Ai shtoi se sulmet izraelite nuk do të kishin ndodhur pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar ndikimin negativ që këto zhvillime kanë pasur në procesin diplomatik.

“Regjimi sionist ishte i suksesshëm në ndikimin e procesit diplomatik”, tha ai.

Më herët gjatë ditës së premte, Irani kishte akuzuar zyrtarisht SHBA-në si bashkëfajtore në sulmet e Izraelit. Por Washingtoni ka mohuar çdo përfshirje, duke i bërë thirrje Teheranit që të tregojë maturi në çështjet e programit bërthamor.

Sipas mediave ndërkombëtare, rundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran ishte planifikuar të mbahej të dielën në Muskat të Omanit. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse takimi do të mbahet pas përshkallëzimit të fundit.

Irani, ndërkohë, ka mohuar kategorikisht se programi i tij i pasurimit të uraniumit ka qëllime ushtarake, duke refuzuar akuzat izraelite për zhvillimin e armëve bërthamore në fshehtësi.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai dhe ekipi i tij kishin dijeni për sulmet izraelite, por pavarësisht kësaj, besojnë ende në mundësinë e një marrëveshjeje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit