spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Zyrtare: Prishtina firmos me sulmuesin portugez, Luis Mota

Klubi i futbollit Prishtina ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në skuadër – bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar, Luis Mota.

Futbollisti portugez, i cili posedon edhe shtetësi braziliane, është rritur si lojtar te Porto B, ndërsa ka qenë pjesë edhe e disa skuadrave tjera në Portugali. Edicionin e kaluar ai ka zhvilluar katër ndeshje në Ligën e Dytë Portugeze me Porto B, duke realizuar një gol.

Pas zyrtarizimit, Mota ka shprehur kënaqësinë për transferimin në klubin më të trofeshëm kosovar.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina. Falënderoj udhëheqësinë e klubit për besimin që më kanë dhënë dhe jam i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, deklaroi ai për sajtin zyrtar të klubit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit