Zyrtare: Komuniteti turk në Mitrovicë e mbështet Arian Tahirin për kryetar

Komuniteti turk në Mitrovicë ka vendosur ta përkrahë Arian Tahirin për Kryetar të Mitrovicës.

Ky është cilësuar nga Tahiri si një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës.

Arian Tahiri si Kandidat për Kryetar të Mitrovicës dhe Ergin Kani si Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot e kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë do ta mbështes Arian Tahirin për Kryetar të Mitrovicës. Për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë ka njoftuar edhe vetë Tahiri në llogarinë e tij në rrjete sociale.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës. Koalicioni katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në qytetin tonë. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për besimin dhe mbështetjen! Mitrovica është shtëpia jonë e përbashkët!”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit