Djali i legjendës braziliane, Ronaldinjo, Zhoao Mendes është bërë me skuadër të re. Ai ka nënshkruar një kontratë me Hull Sitin, ekipin U-21, ku bën pjesë edhe mesfushori i Shpresave, Aidon Shehu.
Braziliani vazhdon ëndrrën e tij në futbollin anglez dhe tani ka firmosur kontratë një vjeçare.
20-vjeçari ishte te Bërnli U-21, por u largua për shkak të mos përshtatjes.
Mbetet të shihet me mjaft interes në rast se djali i Ronaldinjos do të arrijë të lerë gjurmë në futboll.








