Zyra e Presidentes del me njoftim për takimin mes Osmanit dhe përfaqësuesit e partive politike nesër

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka njoftuar detajet e agjendës për takimin konsultativ që Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë nesër me përfaqësuesit e partive politike.

Takimi do të mbahet të premten, më 31 tetor 2025, në orën 12:00, në Sallën C301 të ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa pjesa tjetër e diskutimeve pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ky takim është paralajmëruar më herët gjatë ditës së sotme nga Presidenca.

“Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim konsultativ partitë politike. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Vendi: Salla C301, Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit