Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka reaguar Sami Kurteshit të Lëvizjes Vetëvendosje për gjuhën e përdorur nga ai ndaj Asociacionit të Gazetarëve të kosvoës (AGK), pasi Kurteshi e quajti AGK’në “aleancë grupesh kriminale”.
“BE-ja në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të LVV-së, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Shoqatën e Gazetarëve të Kosovës (AGK) si një “aleancë grupesh kriminale” dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund”, thuhet në reagim.
Sami Kurteshi e ka quajtur AGK’në “aleancë e grupeve kriminale” dhe i ka quajtur gazetarët e mediat, përfshirë edhe Gazetën Insajderi, si “vrasës me pagesë”.
“Aleanca e Grupeve Kriminale (AGK), ashtu sipas një tradite të saj rutinë, e tërbuar qenka vënë sërish në mbrojtje të pronarëve të altoparlantëve të krimit të organizuar dhe dezinformimit – VRASËSVE me PAGESË – me emrat si „Vox“, „periskopi.com“, „Klan-tv“, „gazetaexpress.com“, „telegrafi.com“, „reporteri.net“, „insajderi.com“, „paparaci.com“ e ndonjë tjetër të ngjashme”, ka deklaruar Kurteshi.






