spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Zyra e BE-së uron Feride Rushitin dhe QKRMT pasi u nominuan për çmimin Nobel për Paqe

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2025.

Rushitin dhe QKRMT-në e ka uruar Zyra e BE-së në Kosovë, duke theksuar punën e saj dhe të Qendrës që nga viti 1999.

“Urime Feride Rushiti dhe QKRMT – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës për nominimin e tyre për Çmimin Nobel për Paqe! Që nga viti 1999, ata kanë mbështetur dhe u japin zë viktimave të torturës dhe traumës, përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Ju urojmë suksese për t’u bërë fitues të Nobelit!”, ka shkruar Zyra e BE-së.

Nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit