Zubin Potok: Armë dhe qindra fishekë gjenden në dy shtëpi të pabanuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe konfiskuar armë, qindra fishekë dhe materiale për mbushjen e tyre.


Rasti i parë është raportuar rreth orës 03:00, kur në një shtëpi të pabanuar është gjetur një pushkë gjuetie, 119 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe barut për mbushjen e fishekëve.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë.


Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 04:40, në një tjetër shtëpi të pabanuar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një kondak i pushkës së gjuetisë dhe 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet nga Policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit