ZRRE miraton tarifat për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n për vitin 2026

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar tarifat për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n për vitin 2026, duke konfirmuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët.

Me pesë vota për, bordi i ZRRE-së miratoi tarifat për shfrytëzimin e sistemit të transmetimit dhe tregut për KOSTT-in.

Nga Departamenti i Tarifave u bë e ditur se analizat janë realizuar në përputhje me kornizën rregullatore dhe se ndryshimet në nivelin e shitjeve kanë ndikuar në përllogaritjen e tarifave. Sipas ZRRE-së, të hyrat e lejuara maksimale për KOSTT-in për vitin 2026 janë 76.4 milionë euro.

Po ashtu, u miratuan edhe tarifat për sistemin e shpërndarjes për KEDS-in. ZRRE njoftoi se, për shkak të diferencës në nivelin e shitjeve të energjisë elektrike, tarifa mesatare ka pësuar ulje prej rreth 2.7 për qind. Të hyrat e lejuara maksimale për KEDS-in janë përcaktuar në rreth 145.9 milionë euro.

Bordi i ZRRE-së miratoi edhe tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal, KESCO, pa ndryshime në strukturën aktuale tarifore.

Rregullatori nuk e mbështeti propozimin e KESCO-s për eliminimin e tarifave ditë/natë dhe vendosjen e një tarife të unifikuar, duke vlerësuar se një ndryshim i tillë kërkon konsultim publik dhe procedurë të veçantë.

Vendimi i ZRRE-së nënkupton se konsumatorët në Kosovë do të vazhdojnë të paguajnë tarifat aktuale të energjisë elektrike edhe gjatë vitit 2026.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit