Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Venezuelës, dhe arrestimit të presidentit Nicolas Maduro.
Përmes një postimi në X, Sadriu thotë se “miku i madh i Serbisë është zhdukur”.
“’Miku i madh i Serbisë’, shkoi. Të qëndroje me Maduron do të thoshte të qëndroje kundër Shteteve të Bashkuara – dhe zgjedhje të tilla duhet të kenë pasoja”, ka shkruar Sadriu.












