Gjeneratat e vjetra dhe ato të mesme e kujtojnë ende sot malazezin Zoran Batroviq, futbollistin e jashtëzakonshëm të Prishtinës nga viti 1983 deri në fund të vjeshtës 1987.
Ai ka qenë tandem i frikshëm me të papërsëritshmin, kapitenin Fadil Vokrri.
Në një intervistë të gjatë për mediumin malazez “Vijesti”, Batroviqi ka përmendur edhe Prishtinën, klub me të cilin kaloi vitet më të arta të karrierës.
“Zoran Batroviqi është legjendë e Prishtinës”., shkruan media malazeze.
“Unë jam legjendë e Buduçnostit, kam luajtur ndeshjet më të mira të karrierës sime me fanellën e kaltër.
Kam lënë gjurmët e mija si në Prishtinë po ashtu edhe në Partizan, për këtë flitet më thjesht sepse jam vlerësuar më shumë diku tjetër nga dikush në “shtëpinë e tyre”,- tha Batroviq.
Batroviq shënoi 36 gola me fanellën e Buduçnostit dhe 39 në Prishtinën e gjeneratës së artë.








