Zëvendësministri në detyrë i Financave, Avni Zogiani, ka reaguar ashpër ndaj disa mediave në Kosovë, duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme në adresimin e tij publik.
Përmes një postimi në “Facebook”, Zogiani ka dalë në mbrojtje të ushtruesit të detyrës së kryeredaktorit në RTK, Blerim Haxhiaj, i cili është kritikuar për mënyrën se si e zhvilloi intervistën me kryeministrin Albin Kurti.
Ai pretendon se liria e shprehjes në Kosovë po rrezikohet nga një grup i fuqishëm medial, të cilin e akuzon për tendencë të kontrollit dhe frikësimit në hapësirën publike.
“Grupi medial i trekëndëshit Allajbeu-Devolli-Lluka janë kthyer në diktaturë mediale, ata sulmojnë secilin gazetar që nuķ merr pagë nga ky grup interesi! Liria e shprehjes në rezik nga këta terroristë medial!”, ka shkruar Zogiani.
Zogiani, më parë ka qenë gazetar dhe më pas drejtues i organizatës joqeveritare “Çohu”.








