“Zjarret po vazhdojnë edhe në këto orë”, Bedri Hamza shkon në Kçiq

Kreu i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar për zjarret që kanë shpërthyer në fshatin Kçiq.

Ai ka thënë se tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes për ta përcjellë situatën.

“Sot gjatë gjithë ditës, banorët e fshatit Kçiq janë duke u përballur me zjarret, të cilat po vazhdojnë edhe në këto orë. Si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, jam në vendin e ngjarjes për ta përcjellë nga afër situatën dhe për të bërë çdo gjë që mundem!”, ka shkruar Hamza.

Ai ka falënderuar zjarrfikësit të cilët po punojnë për të ndihmuar banorët në këto momente të vështira.

“Faleminderit nga zemra zjarrfikësve për profesionalizmin dhe përkushtimin, banorëve për bashkëpunimin dhe të gjithë atyre që po ndihmojnë në këto momente të vështira”, ka përfunduar Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit