Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në malin e Shëngjinit, duke shkaktuar përhapje të shpejtë të flakëve në zonë.
Sipas informacioneve, zjarri është përhapur me shpejtësi dhe siç shihet edhe nga pamjet, i është afruar banesave dhe bizneseve që ndodhen përgjatë rrugës kryesore që të çon drejt Shëngjinit.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi në zonën malore.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll.








