Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në afërsi të shkollës “Shkëndija” në Hajvali.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës, Malë Gashi.
Sipas tij, zjarri ka përfshirë një kontejner të mbeturinave dhe është raportuar rreth orës 06:03.
“Është lajmëruar për një zjarr në kontejner të mbeturinave rreth orës 06:03. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Gashi.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar në kohë nga njësiti i zjarrfikësve. Shkaktarët e mundshëm të zjarrit nuk janë bërë ende të ditur.








