Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot zonën e Manatisë në Lezhë, duke shkaktuar panik dhe kërcënim serioz për banesat dhe bizneset e zonës. Flakët kanë pushtuar një sipërfaqe me bimësi dhe ferra, ndërsa era e fortë po e përhap zjarrin në disa drejtime, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të ndihmuara nga banorët e zonës, por përpjekjet e tyre për të frenuar zjarrin po pengohen nga kushtet e pafavorshme atmosferike.
Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile pranë AKMC, vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar 47 vatra zjarri në gjithë vendin. Prej orës 09:00 deri në orën 22:00, forcat operacionale kanë arritur të shuajnë 45 prej tyre, pas një aksioni të pandërprerë në disa qarqe.
Aktualisht, përveç zjarrit në Manati, janë ende aktive edhe dy vatra të tjera: një në fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin, dhe tjetra në kryqëzimin e Dajçit, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë. Në të dy rastet, po punohet intensivisht për izolimin e flakëve nga ekipet zjarrfikëse dhe strukturat lokale.
Vatrat e zjarrit të shuara:
1. Fshatin Tenë, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
2. Lagjen “Donika Kastrioti, njësia administrative Berat, bashkia Berat.
3. Fshatin Lazarat, njësia administrative Lazarat, bashkia Gjirokastër
4. Fshatin Ishull-Lezhë, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
5. Fshatin Velmish, njësia administrative Strum, bashkia Roskovec.
6. Fshatin Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.
7. Fshatin Petresh, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.
8. Fshatin Marinëz, njësia administrative Kuman, bashkia Roskovec.
9. Qytetin Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
10. Fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
11. Lagjen Griz, njësia administrative Patos, bashkia Patos.
12. Lagjen “ish-pazari gjësë së gjallë, bashkia Roskovec.
13. Fshatin Tale 2 njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
14. Lagjen 2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.
15. Fshatin Sukth, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës.
16. Vendin e quajtur “Kodër-Mëzes”, njësia administrative Kashar, bashkia Tiranë.
17. Fshatin Vreshtas, njësia administrative Cakran, bashkia Fier
18. Fshatin Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, bashkia Tiranë.
19. Fshatin Rreth Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.
20. Fshatin Memaliaj Fshat, njësia administrative Memaliaj fshat, bashkia Memaliaj.
21. Fshatin Shtoj i Vjetër, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër.
22. Vendin e quajtur “Vilat e Partisë”, qyteti Korçë, bashkia Korçë.
23. Fshatin Gjadër, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë.
24. Rrugën “Qemal Ndesini”, njësia administrative 11, bashkia Tiranë.
25. Afërsi të ndërtesës së Kontrollit të Shërbimit të Automjeteve në bashkinë Vlorë.
26. Fshatin Arapaj, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës.
27. Fshatin Labinot Fushë, njësia administrative Labinot, bashkia Elbasan.
28. Fshatin Belinë, njësia administrative Zharrës, bashkia Patos.
29. Fshatin Pocestë, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq.
30. Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(1)
31. Fshatin Rranza, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejës.
32. Fshatin Gosë, njësia administrative Gosë bashkia Rrogozhinë.
33. Fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.
34. Fshatin Tufinë, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë.
35. Fshatrat Vajkan dhe Verri, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier.
36. Fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës
37. Fshatin Kallmet, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë
38. Fshatin Vanaj, njësia administrative Libofshë, bashkia Fier
39. Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(2).
40. Fshatin Vilë-Ballaj, njësia administrative Gosë, bashkia Rrogozhinë.
41. Fshatin Resulaj, bashkia Selenicë
42. Fshatin Këcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë.
43. Fshatin Mbjeshovë, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat.
44. Fshatin Kodër Bujaras, njësia administrative Gjergjan bashkia Elbasan.
45. Fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.