Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Gazeta ka kontaktuar organet e rendit për më shumë detaje lidhur me ngjarjen, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është dhënë ndonjë informacion zyrtar.










