spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Zjarr ‘apokaliptik’ në Spanjë, konfirmohen dy viktima; rreth 20 mijë banorë izolohen në banesa

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në Spanjë, në zonën rurale mes Sanauja dhe Ribelles po përhapet me shpejtësi drejt qytetit Agramunt, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë izolimin e mijëra banorëve dhe të ndërhyjnë me forca të shumta zjarrfikëse.

Sipas autoriteteve, flakët kanë përfshirë mbi 6.500 hektarë, duke e klasifikuar këtë si një zjarr i gjeneratës së gjashtë zjarre ekstremisht të dhunshme që krijojnë edhe motin e tyre përmes reve të tymit, të njohura si pirokumulus. Dy burra, 32 dhe 45 vjeç, humbën jetën tragjikisht pranë Agramunt.

Mbi 20.000 banorë të qyteteve përreth, përfshirë Agramunt, Pons, Guissona dhe Oliola u detyruan të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut nga përhapja e zjarrit. Qielli mbi këto zona është kthyer në një ngjyrë portokalli të thellë, ndërsa në tokë bie hi.

Zjarri është përshkruar si “jashtë çdo parashikimi”, për shkak të një kombinimi të rrezikshëm: thatësisë ekstreme, nxehtësisë përvëluese dhe erërave me shpejtësi deri në 125 km/h.


Kjo ka shkaktuar përhapje të menjëhershme dhe të paparashikueshme të flakëve në disa drejtime.

Pas ndërhyrjes së dhjetëra ekipeve zjarrfikëse, avionëve dhe ndihmës nga reshjet e para të shiut, zjarri është aktualisht nën kontroll, megjithëse rreziku mbetet i lartë për ringjallje të vatrave.

Autoritetet kanë vendosur të mbajnë të aktivizuar planin emergjent INFOCAT për situata ekstreme gjatë verës.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale dhe nga media lokale tregojnë skena apokaliptike: qytete të mbuluara nga një mjegull portokalli, tym i trashë që ngrihet deri në 19 kilometra lartësi dhe fshatra të tëra të rrethuar nga flakët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit