Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas zhvillimeve në procesin e rinumërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, duke akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se po tenton të ndikojë në rezultat përmes institucioneve të drejtësisë.
PDK-ja pas humbjes në Mitrovicë po përpiqet ta kthejë rezultatin përmes prokurorisë. Ka marrë fund kjo punë, qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre. Zakonisht, kur humbin, e kërkojnë shpëtimin te Gjykata Kushtetuese ose te prokuroria. Por këtë herë, as sistemi nuk mund t’ua kthejë atë që populli ua ka marrë,” ka deklaruar Bajqinovci.






