spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Zhurma të çuditshme dhe gropa deri në 25 metra/ Fenomeni që po alarmon banorët e Dimalit, si po zhduket toka dita-ditës

Një fenomen i rrezikshëm natyror ka vënë në alarm banorët e fshatit Dëshiran, në Bashkinë e Belshit. Pranë disa banesave janë hapur gropa karstike me thellësi deri në 25 metra, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë jetën e komunitetit lokal.

Banorët, të tronditur dhe të frikësuar, rrëfejnë se çdo natë dëgjojnë zhurma të forta që vijnë nga nëntoka. “Dheut i ka hyrë fundi,” thotë një banor, ndërsa tregon se si toka poshtë këmbëve po zhduket dita-ditës. Të shqetësuar për fatin e banesave të tyre dhe të fëmijëve, ata i bëjnë apel institucioneve të reagojnë përpara se të jetë vonë.

Ekspertët e gjeologjisë e kanë klasifikuar zonën e Dumresë, ku ndodhet edhe Dëshirani, si një nga territoret më të ndjeshme në Shqipëri. Me mbi 84 liqene natyrore, të krijuara nga shkrirja e shkëmbinjve të gëlqeres dhe gipsit, ky rajon është i ekspozuar ndaj fenomeneve karstike. Por pavarësisht kësaj, reagimi institucional ka qenë minimal.

Në një kohë kur reshjet dhe ndryshimet klimatike po e bëjnë edhe më të brishtë këtë territor, neglizhenca e autoriteteve ngre pikëpyetje të forta për sigurinë publike dhe përgjegjësinë shtetërore. A do të presim tragjedinë për të vepruar?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit