Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është në prag të finalizimit të transferimit të tij te Juventusi, një nga klubet më të mëdha në futbollin evropian.
Sulmuesi i krahut ka mbërritur në Torino, ku pritet të kryejë testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili ka ndarë pamje të arritjes së Zhegrova-s në zyrat e Juventusit në rrjetet sociale, duke e cilësuar marrëveshjen si “here we go” – shenjë që gjithçka është drejt zyrtarizimit.
Ky pritet të jetë hapi më i madh në karrierën e Zhegrova-s, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Kosovës dhe klubin Lille në Francë.






