spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zhdukja e dokumentit të pavarësisë, rrëfimi i koleksionistit: Mund të menaxhohet nga familjarë të Enver Hoxhës

Në ditën e flamurit, dy koleksionistët e njohur Eros Hoxha dhe Julian Demeti sollën për publikun në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, disa dokumente origjinale që rrëfejnë për historinë e Pavarësisë së Shqipërisë. Në një rrëfim të rrallë koleksionisti Eros Hoxha u ndal me detaje tek e vetmja broshurë që ekziston si gjurmë e një dokumenti pavarësie, që është zhdukur. Ai tha se dokumenti mund të menaxhohet nga familjarë të ish-diktatorit Hoxha ose ndodhet jashtë Shqipërisë.

“Këtu kam broshurën e publikuar nga Lef Nosi, ky dokument ështe e vetmja gjurmë që pasqyron firmëtarët e pavarësisë së vendit tonë. Dy herë është bërë publik në 1937 dhe në 1942, e dimë që e ka menaxhuar qeveria e Enver Hoxhës. Dokumenti nuk u bë më publik, nuk u dorëzua as në arkiv”, u shpreh Hoxha.

Kryetari i Shoqatës së Koleksionistëve Julian Demeti tha gjithashtu se ka disa hipoteza.

Koleksionisti Hoxha u ndal edhe tek një dokument tjetër i rrallë i Ferit Hoxhës, i cili i ka dërguar një letër ish-diktatorit Hoxha në të cilën i shkruante në lidhje me disa akte përfaqësimi.

“Në vijim të letrës time të datës 24 tetor të 1962, më lejoni t’ju bëjë dhuratë për përvjetorin e pavarësisë dhe të çlirimit 4 akte përfaqësimi, aktin e përfaqësimit origjinal të popullit, të delegatëve të Vlorës të Ismail Qemalit, akti i dytë është Kryepeshkopati Katolik i Shqipërisë që përfaqësonte Durrësin, akti tjetër Vehbi Dibrën dhe një tjetër që përfaqësonte vetë Ferit Vokopola, Lushnjën dhe Beratin, këto ai ja dhuroi Enver Hoxhës”, lexoi koleksionisti Eros Hoxha.

Koleksionistët paraqitën për publikun edhe një tjetër dëshmi origjinale, atë të aktit të Pavarësisë së Peqinit, të formuluar në shqip dhe osmanisht. Ata shpjeguan se ky dokument nuk është në arkivën e shtetit, sepse në të është edhe firma e Dervish Biçakut, i cili në vitin 1945 nga Komiteti Ekzekutiv i asaj kohë ishte shpallur kriminel lufte.

“Nëse ky dokument do ishte dorëzuar, të siguroj që do ishte shkatërruar”, u shpreh koleksionisti Hoxha.

Por si u vendos flamuri që është sot!

Koleksionistët sollën në studio disa bocete, modele kur diskutohej sesi do të ishte flamuri shqiptar. Katër vilajetet në vitin 1911 propozuan si do të ishte flamuri. U hodhën në short, u propozua flamuri që u ngrit nga bataljoni i Gjirokastrës në 1912, në fund u zgjodh flamuri me yll lart dhe dy kurora, por nuk ishte ylli komunist”, u shpreh Hoxha.

Kryetari i Shoqatës së Koleksionistëve, Julian Demeti shpalosi për publikun një koleksion të rrallë të monedhave. “Ndër më të rrallat janë monedhat që u emetuan në 1924. Do veçoja ato të Vlorës që janë me figurën e Ismail Qemalit, por edhe monedhat e Elbasanit janë shumë të rralla”, nënvizoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit